Capital T, në podkastin “Zë me Mirën”, u shpreh se e konsideron tradhtinë nderin më të madh që i ka bërë dikush për shumë arsye. Deklarata mund të duket pak e çuditshme, por, në fakt, qëndron. A ka tradhtia disa anë pozitive? Po.
1. Të hap sytë
Kur je i dashuruar, është e lehtë të shohësh të mirat dhe të injorosh të keqen. Pasi të zbuloni se ju kanë tradhtuar, kjo ju bën të shikoni mirë marrëdhënien. Problemet e vogla që i keni injoruar dalin në dritë. Ju mund ta përdorni këtë njohuri për të bërë ndryshime pozitive në marrëdhënien tuaj (nëse vendosni ta falni) ose për të pranuar dhe komunikuar çështje në marrëdhëniet e ardhshme.
2. Të ndryshon
Ju mund të ndiheni përkohësisht të zhgënjyer, sikur nuk do të keni më besim apo dashuri, por përfundimisht ato ndjenja do të ndryshojnë. Do të besoni dhe do të doni përsëri, por këtë herë do të keni më shumë zgjuarsi dhe përvojë. Do të dini të vendosni pikat mbi i mbi çfarë doni dhe çfarë nuk toleroni.
3. Të bën edhe më mirënjohës
Shumë prej nesh kalojnë kohë të vështira në disa marrëdhënie të këqija dhe kalojnë nëpër ndarje shkatërruese përpara se të gjejmë personin e duhur. Ju mund ta njihni vërtet të mirën vetëm nëse kuptoni edhe të keqen.
4. Mund ta bëjë marrëdhënien tuaj më të fortë
Tradhtia nuk është gjithmonë fundi i botës. Ndonjëherë njerëzit bëjnë gabime dhe ato gabime i afrojnë më shumë. Ndonjëherë duhet kërcënimi se mund ta humbni diçka për të kuptuar se sa shumë e doni. Shumë çifte i kanë mbijetuar tradhtisë, e kanë bërë marrëdhënien e tyre të funksionojë sërish dhe janë bërë më të fortë se kurrë në këtë proces.
5. Të çon drejt diçkaje më të mirë
“Jam i lumtur që u tradhtova, sepse ndryshe nuk do ta kisha takuar dashurinë time të vërtetë,” mund të thotë dikush. Sigurisht që tradhtia është një gjë që dhemb, por kini parasysh që ka gjëra të mira në horizont.