
Si të thyesh rrjetin? Pozo me ish-in e bashkëshortit! Selena dhe Hailey, dy “rivalet” e shumëpërfolura, shumë shpesh të lakuara në internet, u takuan në “Academy Museum Gala 2022”, pozuan dhe të gjithë u shtangën.
Por, si ndodhi e gjitha?
Burimet thanë se duke qenë se ishin në të njëjtin event, iu kërkua që të bënin një foto bashkë dhe ato pranuan. Pozuan pranë njëra-tjetrës, të bukura dhe të buzëqeshura dhe kështu u dhanë fund të gjitha thashethemeve mbi marrëdhënien e tyre “të tensionuar”.
Pse ndodhi?
Ndër arsyet kryesore ishte që t’u tregonin fansave respektivë se nuk ka asnjë hatërmbetje apo urrejtje mes tyre dhe se secila ka vijuar jetën. Në atë moment, ishte një mundësi fantastike për ta bërë këtë dhe vajzat thjesht kapën këtë shans, duke lënë pas gjithë zhurmën që qarkullonte vërdallë.
Pavarësisht gjithë dramave dhe aludimeve në rrjet, vajzat dëshmuan se janë mjaftueshëm të rritura dhe se janë okay me të shkuarën.
Gjithashtu, burimet pranë Justin Bieber thanë se këngëtari është shumë i lumtur për këtë “flamur të bardhë paqeje” që u ngrit mes të dyjave dhe jo më kot, pasi ai dhe Hailey janë përballur me shumë komente të pahijshme dhe bullizim virtual, edhe pse kanë tashmë 4 vite së bashku.
Pretendimet e fansave të Selena-s janë se Justin u martua me Hailey "shumë shpejt", pasi u nda nga Selena dhe se sipas tyre, modelja e ka “vjedhur” Justin-in nga Selena.
Epo, shiko ku janë gocat sot, më të lumtura se kurrë, madje, edhe pranë njëra-tjetrës.
Tani, të gjithë të lumtur!
Artikuj të sugjeruar: