Celebrity

Për herë të parë, Meghan Markle flet për vdekjen e mbretëreshës dhe princ Harry-n

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2022

Për herë të parë, Meghan Markle flet për vdekjen e

Gjatë një interviste të fundit, Meghan Markle ka folur për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth, princ Harry-n dhe fëmijët. 

"Ka patur shumë dashuri dhe mbështetje kjo periudhë. Unë jam shumë mirënjohëse që isha pranë bashkëshortit tim për t'i dhënë mbështetjen time, sidomos gjatë kësaj kohe. Eshtë shumë bukur të shohësh trashëgiminë që gjyshja e tij la në shumë aspekte për të."- tha Meghan për Variety.

Teksa fliste për mbretëreshën Elizabeth, ajo e përshkroi si shembullin më të ndritshëm që mund të ketë një figurë lidere. 

"Ndjej mirënjohje të thellë që kam patur mundësinë ta njoh dhe të kaloj kohë me të. Ka qenë një periudhë e vështirë, por im shoq, si optimist që është më thoshte herë pas here: 'Tani ajo është bashkuar me të shoqin'."

E pyetur në lidhje "ndonjë detaj që ka kujtuar që prej ditës që mbretëresha ndërroi jetë", Meghan tha:

"Kam reflektuar në takimin e parë zyrtar që kisha me të, sa i veçantë ishte. Ndihesha me fat dhe vazhdoj të jem shumë krenare për pritjen e ngrohtë që më bëri në familje."

Për herë të parë, Meghan Markle flet për vdekjen e

Dukesha shtoi se janë momentet e mëdha të jetës që të bëjnë t'i shohësh gjërat në perspektiva të ndryshme. 

"Aty ti vendos se ku do ta fokusosh energjinë tënde. Tani, e gjithë energjia jonë është tek gjërat që kemi ndërtuar bashkë."- vazhdoi Markle referuar projekteve filantropike dhe jo vetëm që ka nisur bashkë em të shoqin.