
Meghan Markle shkëlqeu në kopertinën e re të “Variety” dhe dha një intervistë ekskluzive mbi vdekjen e mbretëreshës, princin Harry dhe përditshmërinë e saj.
Ajo tregoi se së bashku me Harry, punojnë nga shtëpia, me qëllim që të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët e tyre, Archie (3 vjeç) dhe Lilibet (1 vjeç).
“Ne ndajmë të njëjtën zyrë. Punojmë nga shtëpia, si shumë njerëz gjatë karantinës. Kjo na lejon të kalojmë më shumë kohë me fëmijët tanë, në këtë moment vërtet të veçantë në jetën e tyre”, tha Meghan duke i dhënë rëndësi kësaj periudhe ku fëmijët janë ende të vegjël dhe është shumë e rëndësishme që ata të jenë prezentë.
“Përgatis mëngjesin dhe bëj gati fëmijët për ditën në vijim. Bëjmë shumë telefonata dhe takime në Zoom së bashku (me Harry), por përpiqemi ta ndajmë se ku do të përqendrojmë energjitë tona, në mënyrë që të kemi më shumë arritje”.
Ajo zbuloi një fakt interesant për Harry-n, i cili sipas Meghan, është super i shpejtë me mesazhe.
Gjithashtu, tha dhe se tanimë, jeta e tij është praktikisht gjysmë zgjuar dhe gjysmë në gjumë dhe se është e kundërta e asaj që ka përjetuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Meghan rrëfeu edhe ndjesitë e saj mbi vdekjen e mbretëreshë Elizabeth II dhe u shpreh: “Ndjej mirënjohje të thellë që kam pasur mundësinë ta njoh dhe të kaloj kohë me të”.
Ajo tha se “ka qenë një periudhë e vështirë, por bashkëshorti im, si optimist që është më thoshte herë pas here: “Tani ajo është bashkuar me të shoqin”.
Artikuj të sugjeruar:
- Për herë të parë, Meghan Markle flet për vdekjen e mbretëreshës dhe princ Harry-n
- Këto ndryshime drastike të V.I.P-ave do të të frymëzojnë të lyhesh menjëherë flokët
- Një tjetër ribashkim? Mund t’i shohim sërish bashkë Kate, William, Meghan dhe Harry
- Gjithë sytë tek fotot që mbreti Charles mban në zyrë: Çfarë ka ndryshuar prej 2019?
- Princ Harry thotë se nuk e ka idenë pse njerëzit e quajnë