Instagramming

Prenë flokët live në emision: Njerëzit shpërthejnë në kritika, por pse?

Shkruar nga Anabel

20 Tetor 2022

Prenë flokët live në emision: Njerëzit shpërthejnë
@euronews_albania

Në emisionin e mëngjesit “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ish-ministrja Nora Malaj, mjekja Senera Hoxha dhe aktivistja e shoqërisë civile në Kosovë, Mimoza Gavrani, kanë prerë flokët live, për t’iu bashkuar protestës në Iran për të drejtat e grave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Deri këtu okay, por ajo çka u bëri përshtypje komentuesve ishte “sasia” e flokëve të prerë, e cila, sipas komenteve, konsistonte me prerjen e majave.

Në videon e postuar në llogarinë zyrtare të Euronews Albania, njerëzit shprehën mendimin e tyre mbi gjestin e tre grave. 

“Ky gjest është pa lidhje, sidomos për gratë që i presin vërtet flokët si protestim dhe ato që kanë humbur jetën”, shkruan dikush.

Prenë flokët live në emision: Njerëzit shpërthejnë

“Çfarë është kjo "protestë" moj të dashura zonja? Edhe ato pak flokë që pretë, i morët nga pjesa e brendshme që mos të duken si të prerë keq. Pse u lodhët kaq shumë vallë?”, komenton një vajzë.

Prenë flokët live në emision: Njerëzit shpërthejnë

“Kujdes mos ju prishet krehja e flokëve. Turp për ato vajza që po vdesin në Iran”.

Prenë flokët live në emision: Njerëzit shpërthejnë

Disa të tjerë, e quajtën veprimin “hipokrizi”.

Prenë flokët live në emision: Njerëzit shpërthejnë

Prenë flokët live në emision: Njerëzit shpërthejnë

Prerja e flokëve vjen si një akt rebelimi pas ngjarjes tronditëse në Iran, ku një vajzë 22-vjeçare, e quajtur Mahsa Amini, u dhunua barbarisht nga policia, sepse nuk kishte vendosur si duhej hixhabin.

Ky veprim përkon me kryengritjen e grave, të cilat po presin pikërisht flokët, pasi ato janë simbol bukurie dhe në Republikën Islamike, duhet të mbulohen me hixhab.

Ndërkohë, në shumë vende të botës, gratë po presin flokët në shenjë proteste dhe po jua risjellim në vëmendje, sa për t'i krahasuar me veprimin e ndodhur në emisionin “Good Morning Albanians”:

Abir al-Sahlani, anëtare e Parlamentit Europian preu flokët ndërkohë që mori fjalën:

Prenë flokët live në emision: Njerëzit shpërthejnë
Abir al-Sahlani

Këngëtarja turke, Melek Mosso bëri të njëjtin gjest gjatë performancës së saj:

Prenë flokët live në emision: Njerëzit shpërthejnë

 Gratë në Iran e kudo nëpër botë gjithashtu:

Prenë flokët live në emision: Njerëzit shpërthejnë

Aktorja franceze, Juliette Binoche:

Prenë flokët live në emision: Njerëzit shpërthejnë

Marion Cotillard:

Prenë flokët live në emision: Njerëzit shpërthejnë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Hadja Lahbib dhe Darya Safai, anëtare e parlamentit belg:

Prenë flokët live në emision: Njerëzit shpërthejnë

Për më shumë informacion për prerjen e flokëve në shenjë proteste, klikoni këtu.