
Emily Ratajkowski është personazhi i ri i kopertinës së “Harper’s Bazaar” dhe ka folur për gjithçka, me sinqeritetin që e karakterizon.
Ajo tregoi se si ndihet pas divorcit të bujshëm nga Sebastian Bear-McClard, duke theksuar se i ndien të gjitha emocionet.

“Ndiej zemërim, trishtim. Ndiej emocion. Ndiej gëzim. Çdo ditë është e ndryshme”, tha jo dhe beson se e gjithë kjo vorbull emocionesh do ta bëjnë ta kalojë mirë këtë periudhë.
Modelja 31-vjeçare mori shembullin e së ëmës, e cila është divorcuar para të 30-ave, përpara se të takohej me babin e Emily-së.

“Ajo, gjithmonë e ka romantizuar atë periudhë të jetës së saj. Kështu, unë prisja që kjo të ishte dekada më e mirë. Edhe pse nuk po merr atë drejtim”.
Em’ foli edhe për takimin dhe njohjen me njerëzit e rinj (Emily ka dalë disa herë me Brad Pitt, si dhe u pa duke u puthur me DJ Orazio Rispo). Ajo tha se po del në disa takime, por po i jep vetes kohë.

“Që të përdor shprehjen e TikTok-ut, kam qenë pak “pick-me girl”*, në sensin që nuk e vendosja dot se çfarë pëlqeja. Vërtet doja të isha e përzgjedhura. Ishte shumë e vështirë për mua të dilja në takim me dikë dhe të mendoja sa shumë (nuk) e pëlqeja”, shpjegoi modelja, duke theksuar se tani nuk e përjeton më këtë.
*Pick-me girl është një shprehje e përdorur në rrjetet sociale dhe i referohet një vajze, e cila bën sikur nuk i pëlqen zakonet apo sjelljet e vajzave të tjera, që të marrë aprovimin e djemve.
“Tani nuk e kam më. Është kaq argëtuese të dalësh në darkë me dikë dhe të jesh: “Bukur. Më pëlqyen këto gjëra tek ai. Nuk më pëlqyen fare këto të tjerat”, shtoi Ratajkowski.
Modelja u përqendrua edhe te vogëlushi i saj, Sylvester dhe tha se kurrë në jetë nuk ka pasur prioritete më të qarta se tani.
View this post on Instagram
“Kurrë në jetë nuk kam pasur prioritete më të qarta. Numri 1 është Sly dhe kaq. Mëmësia më bëri të rivlerësoja gjërat që janë të rëndësishme për mua, domethënë, çfarë dua unë t’i mësoj djalit?”.
Sly ka lindur në mars të vitit 2021, kur Emily ishte e martuar me ish-in e saj.
Artikuj të sugjeruar:
- Upss! Emily Ratajkowski kapet mat duke u puthur dhe jo, burri misterioz s'është Brad Pitt
- Pas Madonna-s, mos ndoshta edhe Emily Ratajkowski konfirmoi se është biseksuale?
- Ç’mendon EmRata për Brad Pitt, pas disa takimeve me aktorin?
- Adam Levine dhe akuzat për tradhti: EmRata ka një mendim mbi situatën (dhe modelen)
- EmRata rikthehet në pasarelë, për të na dhënë kombinimin e përsosur për vjeshtën