Balenciaga ka ndërprerë zyrtarisht lidhjet me Kanye West pas një sërë postimesh antisemitike (armiqësore, fyese ose paragjykuese ndaj popullit hebre) dhe komente të tjera të diskutueshme nga reperi, sipas një raporti nga Women's Wear Daily që citon një deklaratë nga kompania mëmë e Balenciaga-s.
“Balenciaga nuk ka më asnjë marrëdhënie dhe asnjë plan për projekte të ardhshme në lidhje me këtë artist," tha Kering, kompania mëmë e Balenciaga, në një deklaratë për WWD.
Kanye West, i cili ligjërisht ndryshoi emrin në Ye, bashkëpunoi me Balenciaga për një linjë jashtëzakonisht të njohur Yeezy Gap në fillim të këtij viti. Gap njoftoi marrëveshjen 10-vjeçare me Ye për markën Yeezy Gap në qershor 2020, por West tha muajin e kaluar se ai po i jepte fund partneritetit të tij me Gap për shkak të "mospërputhjes së konsiderueshme".
Në një email të brendshëm të kompanisë, Mark Breitbard, president dhe CEO i Gap Brand, tha se vendosi të "përfundojë partneritetin" sepse "vizioni i tyre nuk është në linjë". Adidas tha gjithashtu se po rishikon partneritetin e saj me West pas një marrëdhënie gjithnjë e më e tensionuar.
Së fundmi, Kanye West u shfaq me një bluzë ku lexohej slogani i diskutueshëm “White Lives Matter". Ky slogan u shfaq në fillim të vitit 2015 si një përgjigje raciste ndaj lëvizjes Black Lives Matter, e cila nisi për të protesuar kundër brutalitetit të policisë kundër afro-amerikanëve. Slogani “White Lives Matter” është parë si një slogan supremacist, pra që mbështet besimin se një grup i caktuar, në këtë rast njerëzit e racës së bardhë, janë superiorë dhe duhet të dominojnë shoqërinë.
- Kanye West thotë se Drake ka fjetur me Kris Jenner
- Kim Kardashian po e shmang me çdo kusht Kanye West dhe nuk i vëmë faj
- Kanye thotë se e ka shumë qejf shoqen e ngushtë të Kylie Jenner
- Kanye vijon me akuzat për familjen Kardashian, këtë herë i kundërvihet Khloé -s
- Kanye West hap shfaqjen e Balenciaga-s: Kuptimi i ecjes në baltë