Këngëtari Endri Prifti, përmes një postimi në rrjete sociale, ka pretenduar se di fituesit e “Festivalit të Këngës” dhe “Këngës Magjike”.
“Ju thamë në disa momente që ne do të ishim pjesë e ‘Këngës Magjike’ këtë vit, por rrethanat as nuk e morëm vesh pse nuk jemi. D.m.th e kupton ti, nga ato furçat me bojë,” shkruan ai.
Në vijim të postimit, ai shtoi se fituese e “Këngës Magjike” do të jetë Marsela Çibukaj, ndërsa fituesit e “Festivalit të Këngës” do të jenë Noizy në bashkëpunim me Eugent Bushpepën.
Më pas, Prifti ka ndryshuar postimin duke hequr emrat e këngëtarëve. Për momentin, është e paqartë nëse këngëtarët e përmendur do të marrin pjesë në festivalet përkatëse; nëse po, a do të shpallen fitues sepse janë paracaktuar, siç pretendon Prifti, apo thjesht e meritojnë fitoren.
- Ardit Gjebrea paralajmëron artistët e 'Kënga Magjike' për klikimet e blera: 'Do merren masa'
- Merret vendimi: Ja ku do të organizohet Eurovision 2023
- Arbana Osmani merr drejtimin e Festivalit të Këngës në RTSH?
- Flori Mumajesi rikthehet në Instagram për të përgënjeshtruar një lajm
- Noizy flet për dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision