Showbiz dhe TV

‘S’e morëm vesh pse nuk jemi në ‘Këngën Magjike’: Gjebrea reagon pas deklaratave të Endri Priftit

Shkruar nga Anabel

24 Tetor 2022

‘S’e morëm vesh pse nuk jemi në ‘Këngën

Producenti Ardit Gjebrea i është përgjigjur deklaratave të Endri Priftit, i cili në një postim në rrjete sociale vuri në dyshim arsyen pse nuk ishte pranuar për të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.

“Ju thamë në disa momente që ne do të ishim pjesë e ‘Këngës Magjike’ këtë vit, por rrethanat as nuk e morëm vesh pse nuk jemi. D.m.th e kupton ti, nga ato furçat me bojë,” shkroi ai.

Në një postim në Instagram, Gjebrea shkroi: “Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve që do jemi? Dhe pastaj?? ‘Kënga Magjike’ ka rregulla që respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë?”

Në vijim, producenti vuri në dukje se pranimi i këngëve u mbyll në maj. “Pranimi u mbyll në 24 maj dhe ti kujtohesh në fund të tetorit të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo arsti që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe,” përfundoi ai.

‘S’e morëm vesh pse nuk jemi në ‘Këngën