Celebrity

Okaaay, njerëzit thonë se Kim dhe Pete po dalin prapë bashkë

Shkruar nga Anabel

24 Tetor 2022

Okaaay, njerëzit thonë se Kim dhe Pete po dalin prapë bashkë
Getty Images

Kim Kardashian festoi ditëlindjen dhe normalisht, mori mijëra buqeta lulesh dhe dhurata. Ju mendoni se nuk ka asgjë të çuditshme, sepse domosdo, është Kim-i, poor na lejoni t’ju surprizojmë.

Okaaay, njerëzit thonë se Kim dhe Pete po dalin prapë bashkë
INSTAGRAM

Interneti, i cili në 99% të rasteve ka të drejtë, mendon se një prej buqetave më speciale shoqërohej me një qiri, në të cilin shkruhej “Jasmin”, është dhuratë nga Pete Davidson dora vetë.

Sipas “The Sun”, Pete dhe Kim u takuan në New York në mënyrë sekrete dhe Pete shkoi në dhomën e hotelit ku qëndronte Kim dhe ajo ia ktheu vizitën në Staten Island, duke na bërë të mendojmë se janë rikthyer.

Pra, diçka po ndodh dhe interneti dhe ne jemi gjithë sy e veshë.

Artikuj të sugjeruar: