
Kur shumica e njerëzve mendojnë për aktivitetete nënë-bijë, reklamimi i të brendshmeve me siguri nuk është gjëja e parë që u vjen në mendje. Ndoshta, për këtë arsye Heidi Klum dhe vajza e saj Leni po përballen me reagime mjaft të ashpra sepse pozuan për markën italiane, Intimissimi.
View this post on Instagram
Të dyja vajzat janë paraqitur me të brendshme nga koleksioni – duke pozuar dhe buzëqeshur, në një video të postuar në Instagram nga Intimissimi.
“Një histori e vetëbesimit, gëzimit të jetës dhe dashurisë mes nënës dhe vajzës”, shkruhej në mbishkrim.
Marka ka postuar gjithashtu një seri fotosh të Heidit dhe vajzës së saj duke pozuar me të brendshme së bashku dhe veçmas.
View this post on Instagram
Fushata pretendon se ndër të tjera, përfaqëson edhe "lidhjen e fortë mes nënës dhe të bijës".
Megjithëse marka synonte të përshkruante lidhjen midis një nëne dhe vajzës, shumë njerëz e konsiderojnë reklamën të papërshtatshme.
"Kjo është e frikshme... më falni Intimissimi," komentoi një përdorues.
Një tjetër shkroi:
“Si e tregon kjo lidhjen e fortë mes nënës dhe vajzës? Kaq e çuditshme."
Njerëzit besojnë se Heidi dhe vajza e saj po seksualizoheshin dhe se nuk duhej të kishin pozuar së bashku.
"Nuk do dukej kaq keq nëse s'do ishin duke pozuar bashkë dhe duke prekur njëra-tjetrën. Ëndrra më e madhe pornografike…Është e neveritshme!”, u shpreh dikush tjetër.
Burimi: Your Tango