Avokatja e Johnny Depp – e cila e ndihmoi drejt fitores në gjyqin për shpifje kundër Amber Heard – thuhet se ka hequr dorë së punuari me Kanye West për shkak të komenteve të tij antisemitike (fyese ndaj popullit hebre).
Camille Vasquez informoi firmën e saj, Brown Rudnick, se ajo nuk ishte e gatshme të përfaqësonte reperin më pak se një javë pasi ai e punësoi atë, raportoi TMZ të hënën. Sipas TMZ, avokatja duhej të përfaqësonte West në çështjet e tij të biznesit, në trajtimin e kontratave dhe marrëveshjeve të tjera.
Burimet i thanë TMZ se pavarësisht qëndrimit të avokates, firma e saj ishte ende e hapur për të punuar me West, nëse ai do të tërhiqte deklaratat e tij, ku ndër të tjera tha se “hebrenjtë kontrollojnë financat botërore dhe mediat” dhe “kanë shpikur cancel culture” (cancel culture – kultura e anulimit i referohet anulimit të mbështetjes për figurat publike ose kompanitë pasi kanë bërë diçka që konsiderohet e pakëndshme ose fyese).
Ai madje bëri një deklaratë të diskutueshme duke pretenduar se njerëzit me ngjyrë janë hebrenj.
Ditë më parë, Balenciaga hoqi dorë nga bashkëpunimi me Kanye West pak deklaratave të tij, ndërkohë njerëzit po ushtrojnë presion mbi Adidas që të bëjë të njëjtën gjë.