Celebrity

Blue Ivy, 10 vjeç, ofron 80,000 dollarë për një palë vathë

Shkruar nga Anabel

25 Tetor 2022

Blue Ivy, 10 vjeç, ofron 80,000 dollarë për një palë
Getty Images

Përshëndetje bashkëvuajtës!

Sot, do t’ju tregojmë se si Blue Ivy, vajza e Beyoncé dhe Jay-Z mori pjesë në “Wearable Art Gala” dhe ofertoi plot 80,000 dollarë për një palë vathë.

Ajo i surprizoi të gjithë kur u ngrit nga karrigia për të paraqitur ofertën e saj, duke shokuar aktoren Keke Palmer, si dhe gjyshen e saj, Tina Knowles-Lawson.

Gjithsesi, vathët u shitën për 150,000 dollarë, nga fituesi i ankandit, Michelle Rodriguez, por hej, Blue Ivy e fitoi mbrëmjen.

Nuk e di si ndiheni ju, por ne, më të varfër se kurrë.