Celebrity

Oops, Taylor Swift (ndoshta) sapo zbuloi emrin e fëmijës së Blake Lively dhe Ryan Reynolds!

Shkruar nga Anabel

25 Tetor 2022

Oops, Taylor Swift (ndoshta) sapo zbuloi emrin e fëmijës
Photo Credits: Getty Images

Nëse ka diçka që fansat e Taylor Swift adhurojnë, është të gërmojnë në tekstet e këngës së saj për zbulimin e radhës.

Gjetja e fundit? Sipas shumë fansave në Twitter tani, tekstet në albumin e saj të fundit, Midnights, përmbajnë detaje të fëmijës së ardhshëm të Blake Lively dhe Ryan Reynolds. (Në shtator, Lively zbuloi se ajo dhe Reynolds janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt së bashku.)

Rreshti në fjalë vjen nga kënga e pestë e albumit, "You're On Your Own, Kid", në të cilën Swift këndon: "I see the great escape. / So long, Daisy May.”

Shumë nga fansat e Swift janë të sigurt se Daisy May është emri i foshnjës së  Blake.

"Foshnja e Blake Lively dhe Ryan Reynolds do të quhet Daisy Mae #MidnightsTaylorSwift”." - shkroi dikush në Twitter.

Shumë përdorues të tjerë kanë shkruar diçka të ngjashme.

Ndoshta kanë të drejtë. Në fund të fundit, Swift ka përdorur emrat e tre vajzave të Lively dhe Reynolds - James, 7 vjeç; Inez, 6; dhe Betty, 3 vjeç - për personazhet në albumin e saj "Folklore", 2020. Ajo madje përdori "Betty" si titullin e një kënge. 

Në një intervistë të vitit 2020, Swift zbuloi:

"Unë i kam emëruar të gjithë personazhet në këtë histori sipas fëmijëve të miqve të mi... Dhe shpresoj që t'ju pëlqejë!

Çifti ka pranuar se nuk e ka problem këtë gjë, sepse sigurisht historitë pas këngëve s'kanë asnjë lidhje me fëmijët. Gjithsesi, është pakëzzz e çuditshme...