Celebrity

Pas veprimit të kompanive të famshme, Kanye West nuk është më miliarder

Shkruar nga Anabel

26 Tetor 2022

Pas veprimit të kompanive të famshme, Kanye West nuk është

Në vetëm dy javë, Kanye West është braktisur nga kompania që e përfaqësonte, markat e modës si Balenciaga dhe Adidas dhe partneritete të tjera për shkak të komenteve të fundit fyese për njerëzit me ngjyrë dhe hebrenjtë. Ai nuk është më në listën e miliarderëve të Forbes.

Forbes deklaroi se vlera neto e pasurisë së tij shkoi nga $1.5 miliardë dollarë në $400,000. 400 milionë dollarët e mbetura të vlerës së tij neto vijnë nga pasuritë e paluajtshme, paratë e gatshme, muzika dhe 5% e aksioneve në firmën e ish-bashkëshortes Kim Kardashian, Skims.

Pas Balenciaga-s, Adidas i dha fund partneritetit me Kanye-n, gjë që i kushtoi atij statusin e miliarderit. Në deklaratën zyrtare, Adidas u shpreh se nuk toleron asnjë lloj gjuhë urrejtjeje dhe i etiketoi komentet e Kanye-s si “të papranueshme, të mbushura me urrejtje dhe të rrezikshme”.

Kanye është diagnostikuar me çrregullim bipolar dhe ka folur për sëmundjen e tij, megjithëse ekspertët mjekësorë dhe avokatët paralajmërojnë se komentet e tij dhe betejat për shëndetin mendor janë probleme të veçanta.

Nuk është hera e parë që Kanye përballet me polemika. Që nga viti 2016, ai është përballur me një sërë kritikash: për shkak se ka mbështetur publikisht Donald Trump; ka thënë se “skllavëria është zgjedhje”; është fotografuar në publik me një bluzë “White Lives Matter”; tha se hebrenjtë kontrollojnë financat botërore dhe mediat etj.