
Në fillim të këtij viti, Billy Ray Cyrus dhe Tish Cyrus - të cilët kanë pesë fëmijë, përfshirë Miley Cyrus - njoftuan se do ndaheshin pas pothuajse 30 vitesh martesë. Në fakt, kjo është hera e tretë që dyshja ndahet dhe lajmi bëhet publik. Ata u paraqitën për herë të parë për divorc në vitin 2010 dhe u ribashkuan muaj më vonë. Tre vjet më vonë, Billy Ray u paraqit sërish, por të dy do të pajtoheshin më pak se dy javë më vonë.
Në media thuhet se divorci mes prindërve e ka tensionuar marrëdhënien e Miley-t me të atin, kryesisht për shkak të lidhjes së tij të re.
Billy Ray Cyrus po shkon drejt fejesës me këngëtaren australiane Firerose, emri i vërtetë i të cilës nuk dihet. Ndonëse nuk ka asnjë moshë fikse të saj në internet, Fierose mendohet të jetë në të 20-at, pak më e re se Miley, që është 29-vjeç.
Fierose ka pranuar se ajo dhe muzikanti 61-vjeçar janë njohur 10 vite më parë, në setin e "Hannah Montana".
"Ai thjesht besoi vërtet në mua dhe më tha të ndjek ëndrrat e mia pavarësisht gjithçkaje. Industria e muzikës nuk është e lehtë, por ai ka qenë një mbështetje vërtet, vërtet e jashtëzakonshme."
Thënë këto, sipas njerëzve në TikTok dhe Twitter (dhe një matematike të thjeshtë), Billy Ray e ka njohur Fierore kur ajo ishte ende fëmijë.
Ndoshta kjo është arsyeja pse Miley nuk ndjek më të atin në Instagram dhe ka hequr mbiemrin "Ray" në Twitter.
Përveç Miley-t, Tish dhe Billy Ray – të cilët u martuan në vitin 1993 – janë gjithashtu prindër të Braison, 28 vjeç dhe Noah, 22. Tish gjithashtu ka dy fëmijë, Brandi, 34 vjeç dhe Trace, 33, nga një lidhje e mëparshme. Billy Ray është gjithashtu baba i djalit, Christopher, 30 vjeç.
Burimi: Page Six