
Tashmë mund ta keni dëgjuar se çrregullimi i personalitetit narcist - është një gjendje mendore në të cilën njerëzit kanë një ndjenjë të fryrë të rëndësisë së tyre, një nevojë të thellë për vëmendje dhe admirim të tepruar, marrëdhënie të trazuara dhe mungesë ndjeshmërie për të tjerët. Por, sa janë gjasat që këtë problem ta ketë pikërisht një (ose të dy) prej prindërve tuaj?!
Shikoni për këto 5 sjellje te vetja:
#1 - Doni vetëm të kënaqni të tjerët dhe e gjeni shpesh veten në një rol "kujdestari"
Për shkak të familiaritetit të tyre me përpjekjen për të kënaqur një prind të vështirë, një fëmijë i një narcisti më vonë mund të zgjedhë të takohet me një tjetër narcist, apo edhe të martohet me një narcist, sepse roli i kujdesit për nevojat e një personi tjetër është i njohur për ta.
Marrëdhënia që përcaktoi për herë të parë dashurinë për këtë person ishte transaksionale - ata mund të fitonin dashurinë e prindërve të tyre duke bërë disa gjëra për ta ose duke arritur suksese të caktuara - kështu që tashmë e kanë përvetësuar dashurinë si të kushtëzuar.
#2 - Dyshoni rregullisht për veten dhe realitetin tuaj
Në dështimin për t'i dhënë besim emocioneve të fëmijës së tyre, një prind narcist shpesh hedh poshtë vetëkuptimin e fëmijës për realitetin. Prindërit mund t'ju kenë thënë se disa gjëra që kanë ndodhur nuk kanë ndodhur në të vërtetë. Për shembull, le të themi se jeni mërzitur sepse vëllai ose motra rrëzoi kështjellën që sapo ndërtuat. Një prind narcist mund të thotë: 'Vëllai yt nuk do ta bënte kurrë këtë. Duhet ta kesh rrëzuar vetë”.
Me kalimin e kohës, këto lloj përvojash mund të zvogëlojnë "ndjesinë e vetvetes", duke ju bërë të dyshoni te vetja dhe realiteti përreth.
#3 - Jeni shpesh në kërkim të miratimit të jashtëm, aprovimit të të tjerëve
Fëmija i një narcisti mëson në një moshë të re se vlera e tij është e lidhur thelbësisht me atë se sa mund të kënaqë të tjerët. Pra, më vonë në jetë, ata mund ta gjejnë veten të bllokuar në marrjen e vërtetimit nga të tjerët se ata.
Fëmijët e narcistëve shpesh mund të "dëgjojnë" zërin tepër kritik të prindërve në kokë, si një regjistrim që nuk fiket. Dhe një mënyrë për ta ulur volumin e këtij zëri, është të marrësh aprovimin e vazhdueshëm të të tjerëve.
#4 - Ju i shpërfillni ose fshehni vazhdimisht ndjenjat dhe emocionet tuaja
Ndoshta një nga shenjat më të zakonshme që ju jeni rritur me një prind narcisist është tendenca për të lënë në plan të dytë ndjenjat dhe emocionet tuaja.
Në disa raste, ju thjesht mund të ndiheni sikur nevojat dhe lumturia e njerëzve të tjerë do të jenë gjithmonë thelbësisht më të rëndësishme se tuajat (dhe, kështu, ju i shpërfillni ato).
Në raste të tjera, mund të keni vështirësi t'i shprehni ndjenjat tuaja me fjalë ose madje të dini se si ndiheni, duke pasur parasysh se rrallë ju lejohej hapësira për të artikuluar ndjenjat gjatë fëmijërisë.
5. Keni vështirësi t'u besoni të tjerëve
Kur rritesh me një prind narcist, rritesh me një prind i cili jo vetëm që nuk i sheh apo vërteton ndjenjat e tua, por gjithashtu mund të tallet në mënyrë aktive apo madje t' mohojë ato. Si rezultat, nuk është çudi që më vonë mund të vendosni një mur dhe të keni vështirësi të afroheni ose t'u besoni të tjerëve - kryesisht si një mekanizëm i vetë-mbrojtjes.
Si të shërohemi nga përvoja e rritjes nga një prind narcist
Ju duhet të jeni të vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit të vetes mbi narcizmin prindëror. Vetëm nëpërmjet të kuptuarit të modeleve të narcisizmit dhe ndikimit të tij, mund të ndaloni së fajësuari veten për mosplotësimin e nevojave të pamundura të një prindi narcist.
Sigurisht, një prej zgjedhjeve më të mira është terapia me një profesionist të shëndetit mendor.
Burimi: Well & Good