Health News

Ka mungesë të ilaçeve të diabetit për shkak të trendit viral në TikTok për humbjen e peshës

Shkruar nga Anabel

26 Tetor 2022

Ka mungesë të ilaçeve të diabetit për shkak të

Ilaçet Ozempic dhe Wegovy, të përdorur nga pacientët me diabet të tipit 2, janë trend në TikTok për shkak të efektit anësor të humbjes së peshës.

Nisur nga fakti se rezultatet janë shumë dramatike, ka pasur rritje të njerëzve që nuk kanë diabet të tipit 2, por marrin ilaçet për të humbur peshë. Mungesa e tyre ka filluar të bëhet një problem serioz për pacientët që kanë vërtet nevojë për to. Medikamentet përdoren për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak tek të rriturit, së bashku me përmirësimin e stilit të jetesës.

Elon Musk postoi në Twitter për Wegovy për të humbur peshë. Andy Cohen postoi në Twitter rreth njerëzve që merrnin Ozempic për humbje peshe. Disa njerëz në TikTok po ia atribuojnë humbjen e supozuar të peshës Kim Kardashian, pavarësisht se Kim nuk ka thënë asgjë.

Tema "Ozempic" ka më shumë se 300 milionë shikime në TikTok, ku shumë përdorues thonë se po e përdorin për humbje peshe.

A kanë efekte anësore? Po, duke përfshirë: kapsllëk, diarre, të vjella, të përziera, hipoglicemi, sëmundje të fshikëzës së tëmthit, reaksion alergjik etj.

Kompanitë farmaceutike po paralajmërojnë njerëzit që të mos i marrin ilaçet pa u konsultuar me mjekët. Mjekët gjithashtu janë udhëzuar që të mos ua japin njerëzve që nuk kanë nevojë.