Instagramming

Fifi e revoltuar pas publikimit të videos nga Top Channel: 'Faleminderit që po ma shkatërroni jetën'

Shkruar nga Anabel

27 Tetor 2022

Fifi e revoltuar pas publikimit të videos nga Top Channel:

Pak orë më parë (në një postim tashmë të fshirë) në faqen zyrtare të Top Channel u njoftua rinisja e Big Brother Vip 2. Në videon përmbledhëse me momentet më pikante nga edicioni i parë, u shfaq dhe momenti kur Fifit, njërës prej banoreve, i ra të fikët gjatë spektaklit prime time. 

Zgjedhja për të vendosur një moment si ky në vend të të tjerëve nga gjithë qëndrimi i saj brenda shtëpisë, duket se e ka mërzitur këngëtaren e cila nuk e kaloi pa reaguar. Përmes një sërë postimesh në llogarinë e saj, Fifi shprehu pakënaqësinë ndaj produksionit duke akuzuar publikisht Top Channel se "po i shkatërron jetën".

"Para një viti unë kam qenë pjesë e Big Brother. Të gjithë e dini. Të gjithë e keni marrë vesh çfarë psikopateje jam, sa njeri i mirë jam, sa njeri i keq jam, sa artiste jam, sa pak artiste jam, sa kam dashur të bëj gjëra për vëmendje e sa jo, të gjitha i keni kuptuar. Kam qëndruar brenda gati 2 muaj dhe rreth 18 herë kam kërkuar të dal nga ajo shtëpi por nuk kam mundur. Pse s’kam mundur të dal e di produksioni. Më ka rënë të fikët dy herë, një herë në Prime që e keni parë të gjithë, e një herë që nuk ka dalë në transmetim. Në atë shtëpi unë kam qeshur, kam luajtur, kam kërcyer, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është.

Nuk e di nëse ekziston ndonjë njeri në rruzull, flas për shqiptarët, që nuk e ka dëgjuar atë këngë. Krejt e dinë si këngë. Krejt e kanë dëgjuar. Edhe ju Top Channel e keni gjetur veten te ajo këngë, edhe ju më keni thënë “ça kënge ke bërë”, “ça himni e ke shkruajtur”. Pse nuk e nxorrët te videoja promovuese që vjen Big Brother VIP 2 Fifin duke shkruar këngën “Diell”? Fifin duke e kënduar këngën nëpër shtëpi? Pse nuk e nxorrët Fifin duke shkruar një këngë tjetër që do dalë së shpejti? 

Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lënë me qenë e lumtur? Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje. Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf të vazhdoni të ma shkatërroni jetën. Faleminderit që nuk po më lini të harrojë një skenë shumë të rëndë për mua dhe familjen time"."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Showbizz Shqip (@shqip.showbizz)

Nëntorin e kaluar, teksa Balina Bodinaku fliste gjatë spektaklit Fifi përsëriste pa pushim: "Arbana dua të lë shtëpinë" dhe menjëherë pas kësaj bie në dysheme papritur. 

Momenti i papritur, i gjeti të gjithë të papërgatitur dhe moderatorja Arbana Osmani u detyrua të kalojë në hapësirën publicitare, derisa gjendja e saj të përmirësohej.