Kinema & TV

Ky fillm i ri #krim në Netflix, bazohet në një *histori të vërtetë* rrëqethëse!

Shkruar nga Anabel

27 Tetor 2022

Ky fillm i ri #krim në Netflix, bazohet në një *histori
Photo Credits: Netflix

Ky film nuk është për njerëzit me zemër të dobët, ama duket ideal për ata që pëlqejnë zhanret mister, krim. 

"The Good Nurse" flet për Amy Loughren (e luajtur nga Jessica Chastain), një nënë beqare që punon si infermiere gjatë turnit të natës, ndërsa lufton me një sëmundje të zemrës.

Loughren shpejt bëhet dyshuese për mikun dhe bashkëpunëtorin e saj Charles Cullen (luajtur nga Eddie Redmayne) pas një seri vdekjesh misterioze.

"The Good Nurse" bazohet në historinë e vërtetë të vrasësit serial Cullen, i cili pranoi se kishte vrarë deri në 40 pacientë gjatë karrierës së tij 16-vjeçare në shumë spitale në SHBA.

Vrasësi serial u kap përfundimisht në vitin 2003 dhe tani po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në New Jersey.

Pavarësisht numrit të frikshëm të vdekjeve, ekspertët paralajmërojnë se Cullen mund të kishte vrarë në të vërtetë qindra njerëz, megjithëse vrasësi serial nuk e ka pranuar kurrë këtë.

Loughren është gjithashtu një person real dhe në një intervistë për Sky News, Chastain lavdëroi infermieren e jetës reale për ekspozimin e Cullen, ndërkohë që po përballej me shumë vështirësi në jetën e saj.