Mendja

Ke parë në ëndërr sikur të tradhton partneri? Zbuloje kuptimin, para se të “marrësh flakë”

Shkruar nga Anabel

28 Tetor 2022

Ke parë në ëndërr sikur të tradhton partneri? Zbuloje
MARGIE RISCHIOTTO/ GETTY

A ka ndonjë gjë më të keqe se të zgjohesh e irrituar se ke parë në ëndërr sikur ai të tradhton?! Dhe ai fle aty i pashqetësuar, sikur s’ka bërë asgjë!

Nejse, para se të nisësh dramën e shekullit, na lexo dhe kupto se ç’domethënie ka vërtet ëndrra.

Sipas Lauri Loewenberg, psikologes dhe ekspertes së ëndrrave, të shohësh një ëndërr të tillë, do të thotë që në njëfarë mënyre ndihesh e përjashtuar nga jeta e partnerit.

Prakikisht, ai ka një hobi të ri, shpenzon kohë me miqtë, ose është tejet i zënë me punë dhe ti ndihesh sikur nuk po të kushton mjaftueshëm vëmendje. Pra, nënvetëdija jote po të dërgon sinjale që ta bisedosh dhe ta zgjidhësh problemin me partnerin.

Por, nëse je tradhtuar më parë, ç’kuptim ka kjo ëndërr?

Është një flamur i kuq dhe jo domosdoshmërisht nga ana e partnerit. Kuptimi i saj është se ti ende nuk e ke kaluar atë traumë dhe ajo është rrënjosur në nënvetëdijen tënde. Tradhtia ende është pjesë e jotja dhe më e mira që mund të bësh, është të konsultohesh me një ekpsert/e.

Ja, kaq e thjeshtë. Tani, merr frymë thellë dhe çohu!

Jo, mos i kontrollo telefonin!

Artikuj të sugjeruar: