Celebrity

Njerëzit kritikojnë Kim-in për kostumet e fëmijëve të saj për Halloween, por pse?!

Shkruar nga Anabel

30 Tetor 2022

Njerëzit kritikojnë Kim-in për kostumet e fëmijëve

Shumë njerëz po prisnin me kërshëri se si do të visheshin fëmijët e Kim Kardashian për Halloween, por u zhgënjyen.

Në fillim të kësaj jave, Kim i veshi fëmijët e saj dhe Kanye West - North, 9, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm, 3 vjeç - si ikonat e muzikës: përkatësisht Aaliyah, Snoop Dogg, Sade dhe Eazy-E. Le t’i shohim.

Njerëzit kritikojnë Kim-in për kostumet e fëmijëve

Kur Kim postoi foto të të vegjëlve, të gjithë të veshur në Twitter shpërthyen në komente dhe kritika. “Ata donin të ishin personazhe të Fortnite, Kimberly”, shkroi një person, ndërsa një tjetër tha, “Saint duket sikur donte të bëhej Spider-Man”.

“Vë bast që ata nuk kishin zgjedhje tjetër,” tha një i katërt. “Je sigurt që nuk donin të visheshin si Minions ose diçka tjetër?” ironizoi një tjetër person.

Ndër të tjera, shumë komentues shkruan se vogëlushët as nuk e kanë idenë se kë po imitojnë. “Është e trishtë! Unë mendoj se ata kanë dashur Minions, Batman, Fortnite ose diçka tjetër. Shihni fytyrat e trishtuara.”

Ok, qetësohuni! Njerëz, të paktën nuk i veshi me Skims në ngjyra neutrale…