
Nëse doje të shihje një foto me të gjithë familjen mbretërore, na vjen keq, por me shumë gjasa nuk do të ndodhë, sepse Meghan dhe Harry edhe këtë vit, nuk do të jenë në festën e Krishtlindjes me pjesën tjetër të pallatit mbretëror.
Pse? Sepse marrëdhëniet e tyre janë të tensionuara. Kur të gjithë menduam se vdekja e mbretëreshës Elizabeth do t’i afronte princin Harry dhe Meghan Markle me familjen mbretërore, burimet thonë se situata vijon të jetë e nderë.
Vendimi për të shmanguar festimin e Krishtlindjes me mbretërorët u mor nga çifti, pas panikut që po mbizotëron në pallat, nga libri me kujtime i princit Harry, vepër e cila pritet të trazojë sërish ujërat dhe ta ndërlikojë edhe më tepër situatën.

Sipas botuesve të librit, kjo vepër sjell versionin e papërpunuar dhe të palëkundur dhe është një botim historik plot me njohuri, zbulime, vetëreflektim dhe urtësi të fituar nga pikëllimet dhe dashuria e Harry-t.
Artikuj të sugjeruar:
- Mbreti Charles ndihet 'i tradhtuar' nga intervista e Meghan Markle
- Nëse jeni kuriozë ta dini, ja si është një ditë e zakonshme e Meghan Markle dhe princ Harry
- Për herë të parë, Meghan Markle flet për vdekjen e mbretëreshës dhe princ Harry-n
- Një tjetër ribashkim? Mund t’i shohim sërish bashkë Kate, William, Meghan dhe Harry
- Gjithë sytë tek fotot që mbreti Charles mban në zyrë: Çfarë ka ndryshuar prej 2019?
- Princ Harry thotë se nuk e ka idenë pse njerëzit e quajnë
- Meghan dhe Harry duan që 2023-shi të jetë viti i paqes me familjen mbretërore, ama ka disa sfida
- William dhe Kate do të marrin një tjetër rezidencë, sepse kush i refuzon dhuratat e mbretit