Billie Eilish, 20 vjeç dhe partneri i saj aktual, Jesse Rutherford, 31 vjeç - janë kritikuar jo pak së fundmi për diferencën e moshës mes tyre. Mesa duket, çifti vendosi të frymëzohej nga kritikat për të krijuar një kostum të çuditshëm Halloween-i.
Ylli i "The Neighbourhood" është veshur si një burrë i moshuar, pa flokë. Ndërsa këngëtarja e "Bad Guy" është veshur si një bebe. Nuk do shumë mend të kuptohet se veshja jep idenë e një pedofili dhe një fëmije. Dhe ok, kjo është e frikshme, por sa e përshtatshme duket?!
Billie Eilish and boyfriend Jesse Rutherford dressed up together as a baby and an old man for Halloween. pic.twitter.com/6zLT9Z48Ho
— Pop Crave (@PopCrave) October 31, 2022
Ndonëse disa fansa janë përpjekur të kuptojnë ironinë në përzgjedhjen e kostumit, të tjerë ndihen të skandalizuar nga veshjet.
"Jesse Rutherford që tallet me akuzat e bëra ndaj tij, thjesht sa e bën më të dyshimtë," shkroi dikush, duke u nisur nga fakti që Jesse e ka njohur Billie-n kur ajo ishte ende e mitur, 16 vjeç.
Një tjetër u shpreh:
"Kjo është e çuditshme dhe e turpshme!"
Dikush tha me ironi:
"Pra, Billie dhe Jesse nuk qenkërkan maskuar për Halloween këtë vit?!"
Burimi: Page Six