High Tech

Elon Musk e emëron veten CEO të Twitter, ndërsa punonjësit përgatiten për shkurtimet nga puna

Shkruar nga Anabel

1 Nëntor 2022

Elon Musk e emëron veten CEO të Twitter, ndërsa punonjësit

Elon Musk e ka emëruar veten drejtor ekzekutiv (CEO) të Twitter dhe ka shpërndarë bordin e drejtorëve, u zbulua në një dosje të kompanisë të hënën, ndërkohë që punonjësit e Twitter po përgatiten për shkurtime nga puna sipas një strukturimi të ri që mund të prekë deri në një të katërtën e stafit.

Washington Post raportoi të hënën se ekipi i Musk ka diskutuar për shkurtimin e 25% të fuqisë punëtore të kompanisë në raundin e parë.

Pasi bleu Twitter-in javën e kaluar, Musk mori me shpejtësi kontrollin, duke shkarkuar drejtuesit kryesorë: drejtorin ekzekutiv Parag Agrawal, drejtorin e financave Ned Segal dhe drejtoreshën e çështjeve ligjore dhe politikave Vijaya Gadde.

Ai gjithashtu ka shkarkuar bordin dhe e ka emëruar veten si anëtar i vetëm i bordit, u zbulua të hënën në një dosje të kompanisë. Musk tha në një postim në Twitter se shpërbërja e bordit ishte "thjesht e përkohshme".

Kompania kishte më shumë se 7,000 punonjës në fund të vitit 2021 dhe një e katërta e numrit të punonjësve arrin në gati 2,000 punonjës.

Blerja e kompanisë nga Elon Musk ka bërë që shumë punonjës të largohen në muajt e fundit. Shkurtimet masive nga puna kanë nxitur shqetësimin për operacionet e përditshme në Twitter, duke përfshirë sigurinë në platformë.

Burimet: Washington Post, Guardian