
Të gjithë e njohin filmin ikonik "The Devil Wears Prada" dhe jo më kot, një nga aktoret kryesore, Anne Hathaway, pyetet gjithnjë nëse do të ketë një vazhdimësi apo rikrijim të filmit.
Dhe në fakt, aktorja është pak skeptike për një vazhdim të mundshëm të filmit aq të suksesshëm të vitit 2006.
"Nuk e di nëse mund të ketë një film të tillë sot. Mendoj se atëherë ishte një epokë tjetër. Tani, gjithçka është bërë kaq dixhitale, ndërkohë që filmi përqendrohej rreth konceptit të prodhimit të një gjëje fizike. Tani është shumë ndryshe", u shpreh aktorja për Entertainment Weekly.

Sidoqoftë, Hathaway pranon se është joshur nga ideja e një filmi të ri. Megjithatë ajo nuk mendon se do të ndodhë.
"Ata mund të krijojnë diçka të ngjashme me aktorë të rinj. Por askush s'mund ta luajë Emily-n, si Emily Blunt, më vjen keq."
Burimi: Glamour