
“Spare”, libri i princit Harry ka futur në një ankth të paparë pallatin mbretëror, pasi do të përfshijë kujtimet e princit, të vërteta dhe të paprekura.
Vepra pritet të sjellë emocione të forta dhe përjetimet dhe sfidat e princit me familjen mbretërore, zanafillën e traumave, shërimin e tyre, njohjen me Meghan Markle dhe vendimin e përbashkët për të hequr dorë nga privilegjet mbretërore.
Kur do të botohet?
“Spare” do të botohet më 10 janar 2023.
Cili është narratori i librit?
Narratori është vetë princi Harry, duke qenë se janë kujtimet dhe eksperiencat e tij.
Ç’kuptim ka titulli?
Titulli vjen nga shprehja “the heir and the spare” dhe lidhet zakonisht me monarkun dhe vëllain e monarkut. Në këtë rast, monarku do të jetë princ William (i cili merr titullin mbret pas vdekjes së mbretit Charles III) dhe Harry mbetet “rezervë”.
Sa do të kushtojë libri?
Në versionin hardcover
Për Mbretërinë e Bashkuar - 14£
Për pjesën tjetër: 36$
Në versionin ebook
Për Mbretërinë e Bashkuar: 13.99£
Për pjesën tjetër: 17.99$
Për shkarkim: Falas
A bashkëpunoi me dikë tjetër për shkrimin e librit?
Princ Harry zgjodhi të bashkëpunojë me JR Moehringer, i cili është dhe autori i “The Tender Bar”. (Më vonë, u kthye në filmin e famshëm ku marrin pjesë George Clooney dhe Ben Affleck).
Sa faqe ka libri?
Libri përmban 416 faqe.
A do të zhvillojë princ Harry një tur promovimi?
Nuk dihet ende nëse po, por gjithsesi, Harry do të kryejë disa intervista mbi librin. Promovimi do të shoqërohet me hashtag-un #PrinceHarryMemoir. Shumë modern dhe i përshtatur me kohën.
Artikuj të sugjeruar:
- Princ Harry dhe Meghan Markle nuk do ta festojnë Krishtlindjen me familjen mbretërore, por pse?
- Nëse jeni kuriozë ta dini, ja si është një ditë e zakonshme e Meghan Markle dhe princ Harry
- Princ Harry thotë se nuk e ka idenë pse njerëzit e quajnë
- Meghan dhe Harry duan që 2023-shi të jetë viti i paqes me familjen mbretërore, ama ka disa sfida