
CLIFF LIPSON/CBS
Adele është një prej emrave më të njohur në botë, por kjo nuk do të thotë se e shqiptojmë gjithnjë saktë.
Artistja 34-vjeçare tha se emri i saj në fakt shqiptohet “Ah-dale”, jo “Uh-dalle”.
Ajo e zbuloi këtë fakt në një bashkëbisedim me fansat, për të promovuar këngën dhe videoklipin e “I Drink Wine”, pasi një vajzë i bëri një pyetje dhe Adele menjëherë bërtiti dhe tha: “E dua. Ajo ma shqiptoi emrin në mënyrë perfekte”.
Nëse ende jeni konfuzë, ja mënyra e duhur:
Pra, herë tjetër, kur të thoni “Uh-delle”, kujtoni këtë artikull dhe shqiptimin e duhur, i cili është “Ah-dale”.
Në fillim do ju shohin çuditshëm, por pastaj do e kuptojnë që keni të drejtë.
Artikuj të sugjeruar: