Celebrity

Një sekondë, çfarë i bëri bashkë Rihanna-n me Johnny Depp?!

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2022

 

Një sekondë, çfarë i bëri bashkë Rihanna-n me
Photo Credits: Getty Images

Përfaqësuesit e Johnny Depp kanë konfirmuar se ai do të shfaqet në sfilatën e Rihanna-s në nëntor për markën e saj të të brendshmeve Savage X Fenty. Depp është i ftuari (jo dhe aq) surprizë në shfaqjen e modës, e cila do të transmetohet në Amazon Prime Video më 9 nëntor.

Ai do të jetë në sfilatë përkrah modeleve si Cara Delevingne dhe Irina Shayk, aktorëve  si Taraji P. Henson, Sheryl Lee Ralph, Winston Duke dhe Marsai Martin, si dhe këngëtarëve Anitta dhe Burna Boy.

Savage X Fenty dhe marka e bukurisë Fenty Beauty kanë qenë fokusi kryesor Rihanna-s në vitet e fundit, duke e bërë atë miliardere të industrisë.

Ajo së fundmi u rikthye në muzikë me "Lift Me Up", një këngë e re e regjistruar për kolonën zanore të "Black Panther: Wakanda Forever", prodhimi i saj i parë muzikor në gjashtë vjet.

Në shkurt, ajo do të performojë në Super Bowl.

Burimi: Guardian