Futbollisti i famshëm spanjoll, Gerard Pique njoftoi krejt papritur se ndeshja e të shtunës në Nou Camp do të jetë e fundit e karrierës së tij në fushë. 35-vjeçari pohoi largimin e tij përmes një deklarate të postuar në rrjetet sociale.
"Kam thënë gjithmonë që nuk do të ketë më kurrë një skuadër tjetër pas Barcelonës dhe kështu do të jetë. Futbolli më ka dhënë gjithçka. Barca më ka dhënë gjithçka. Ju, fansat e mi mi keni falur të gjitha. Tani, që ëndrrat e atij fëmije u bënë realitet, ëshë koha t'ju them se ky udhëtim po shkon drejt fundit." - deklaroi Pique, duke tronditur kështu spanjollët dhe gjithë fansat e tij në botë.
Pas stazhit të të rinjve në “La Masia”, Pique shkoi te Manchester United për katër vite, për t'u rikthyer në vitin 2008 në “Camp Nou”. Deri më tani ai ka luajtur 615 ndeshje dhe ka shënuar 52 gola. Ai fitoi tetë tituj të ligës spanjolle, 7 Copa del Rey, gjashtë Superkupa spanjolle, tre Liga të Kampionëve, tre Superkupa Evropiane dhe tre Kupa të Botës për Klube. Pique ishte kampion bote me Spanjën në 2010 dhe kampion europian në 2012.
Për ta ç'dramatizuar sadopak vendimin e tërheqjes nga futbolli, ai shtoi:
"Gjithsesi ju më njihni mua. Herët ose vonë do të kthehem. Shihemi në Camp Nou. Jetë të gjatë Barcelonës, përgjithmonë!"
Pique retired from international football in 2018 after ëinning 102 caps for Spain, and claimed the 2012 European Championship and 2010 World Cup.
Jeta e Gerard Pique kohët e fundit duket se ka qenë me marrje vendimesh shumë të rëndësishme. Pak kohë para kësaj deklarate futbollisti i dha fund marrëdhënies shumëvjeçare me Shakirën, me të cilën ka 2 fëmijë.
- Kënga e re e Shakira-s duket si një rrëfim tejet personal, ku shpjegon arsyen e ndarjes nga Piqué
- Çfarë sheh e dashura e Gerard Pique kur shkon në punë është pak *e sikletshme*
- Gerard Pique për komentet e fundit të Shakira-s: 'Po luan viktimën'
- Shakira thyen heshtjen dhe flet për ndarjen nga Piqué: ‘Jashtëzakonisht e vështirë’