Pushteti

Thuhet se mbreti Charles i ka bërë kërcënime të ndryshme Meghan Markle

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2022

Thuhet se mbreti Charles i ka bërë kërcënime të
GETTY IMAGES

Pallati Buckingham mund t’u heqë titujt dukë dhe dukeshë e Sussex, Harry dhe Meghan Markle, në varësi të dokumentarit që pritet të lançohet në Netflix, si dhe librit “Spare”, që do të përmbajë kujtimet e princit.

Autori dhe eksperti mbretëror, Tom Bower, thotë se tensionet në pallat kanë arritur në pikën kulminante dhe mbreti Charles i ka bërë “kërcënime të ndryshme” Meghan Markle.

“Ai i ka bërë kërcënime të ndryshme Meghan dhe Harry dhe i ka paralajmëruar se nëse vazhdojnë, do ta gjejnë gjithnjë e më të izoluar veten, në mënyra që as ata nuk do t’i besojnë”, tha Bower për “The Sun”.

Autori zbuloi se fëmijët e çiftit, Archie dhe Lilibet mund të mos i trashëgojnë titujt e tyre, nëse Meghan dhe Harry shpifin mbi familjen mbretërore.

Pallati nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike që tregon se mund Harry dhe Meghan mund t’u hiqen titujt, por kjo edhe sepse pallati mbretëror nuk ka marrë asnjë kopje të “Spare” në duar.

Pavarësisht kësaj, libri do të turbullojë familjen dhe këtë e tregon edhe marrëdhënia e nderë mes princit William dhe Harry-t.

Pra, me pak fjalë, situata është goxha e tensionuar dhe priten drama.

Artikuj të sugjeruar: