Celebrity

Ylli i “Modern Family” thotë se është heteroseksuale, por ka qenë e dashuruar (& e lidhur) me gra

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2022

Ylli i “Modern Family” thotë se është heteroseksuale,
Mega

Julie Bowen, e njohur për rolin e saj si Claire në serialin e famshëm “Modern Family” ka folur hapur për seksualitetin e saj.

52-vjeçarja, në podkastin “Quitters”, ka zbuluar se edhe pse identifikohet si heteroseksuale, në një periudhë të jetës, ka qenë e dashuruar me një grua.

“Jam heteroseksuale. Gjithmonë kam qenë. Për një periudhë, kam dashuruar një grua, e cila nuk ma ka kthyer dashurinë. Ajo i pëlqente gratë, por jo në atë mënyrë”, sqaroi Julie.

Ajo shtoi se kurrë nuk e ka venë në pikëpyetje dhe nuk ka dyshuar në seksualitetin e saj, megjithëse ka folur edhe për marrëdhënien e saj publike me këngëtaren Hayley Kiyoko, duke u ndalur dhe rrëfyer pak më shumë rreth përvojës.

Hayley dhe unë u takuam dhe patëm atë lidhjen direkte. Unë u dashurova me të aq shpejt, sa nuk pyeta:“Ç’kuptim ka kjo? Cili është emërtimi? Personalisht, thjesht tërhiqem nga njerëzit”, shtoi aktorja, duke mos dashur ta etiketojë drejtimin seksual.

“Shpresoj që njerëzit të mos dalin gjithnjë hapur. Se ç’bën me trupin tënd nuk duhet të jetë gjëja e parë që njerëzit duhet të dinë ose të interesohen - është puna jote”, ka thënë ajo, duke u shprehur se jeta është mjaftueshëm e ndërlikuar që të shtohet edhe stresi i daljes hapur.

Ajo theksoi se procesi i rënies në dashuri është natyral, i bukur dhe se njerëzit nuk duhet t’i japin llogari askujt.