Celebrity

Gjithçka dimë deri tani rreth dramës mes Selena Gomez dhe mikes së saj (& dhurueses së veshkës)

Shkruar nga Anabel

7 Nëntor 2022

Gjithçka dimë deri tani rreth dramës mes Selena Gomez dhe mikes
@selena.gomez/Instagram

Selena Gomez i ka treguar publikut një anë të panjohur dhe "të dobët" të sajën, pa filtra dhe ka rrëfyer hapur për sfidat me shëndetin mendor.

Dokumentari “My Mind & Me” i lejoi fansat e këngëtares dhe aktores që ta shihnin në momente të vështira dhe të kuptonin më shumë rreth jetës së saj jashtë industrisë së muzikës.

Ajo tregoi edhe për lupusin dhe operacionin të cilit iu nënshtrua së bashku me mikeshën e saj, Francia Raisa, e cila i dhuroi veshkën.

Selena e etiketoi atë se “bekim” dhe i tha “të jam përgjithmonë mirënjohëse”.

Për të folur më shumë rreth dokumentarit dhe jo vetëm, Sel ishte në kopertinën e “Rolling Stone” dhe ndër të tjera, foli për njerëzit që konsideron miq të vërtetë. Këtu nis drama.

“Nuk jam përshtatur me ndonjë grup cool njerëzish të famshëm”, tha ajo. “E vetmja mike e vërtetë e imja në industri është Taylor (Swift)”, duke harruar Francia-n!!!

Kjo shprehje e Sel u shpërnda në Instagram-in e “E! News” dhe Francia komentoi “Interesante” e më pas i bëri unfollow Selena-s.

Njerëzit nxituan ta kritikojnë Selena-n pse nuk i kishte bërë tag mikes së saj në foton nga spitali dhe këngëtarja u kundërpërgjigj duke thënë: “Ndjesë që nuk i kam përmendur të gjithë ata që njoh”.

Gjithçka dimë deri tani rreth dramës mes Selena Gomez dhe mikes
@selena.gomez/Instagram

Në Twitter u bë nami me postime, ku njerëzit thoshin se “po të isha si Francia do ta merrja Selena-n sërish në klinikë”, apo se “ka mënyrë më të mirë për ta thënë”.

Ndërkohë pati edhe të tjerë që i dolën në mbrojtje këngëtares, gjithsesi, ende është e paqartë marrëdhënia e gocave.

Artikuj të sugjeruar: