Celebrity

Rihanna flet për mëmësinë dhe thotë se gjithnjë e më shumë po i ngjan mamit

Shkruar nga Anabel

8 Nëntor 2022

Rihanna flet për mëmësinë dhe thotë se gjithnjë e
GETTY IMAGES

Rihanna dhe A$AP Rocky u bënë prindër të një djali në maj të këtij viti dhe praktikisht, kaq dimë!

Emri dhe portreti i vogëlushit nuk na kanë bekuar ende, sepse Riri dhe Rocky duan ta mbajnë djalin sa më larg syve të publikut.

Në një intervistë për “Washington Post”, Riri u shpreh se tani që është bërë nënë, i kujtohet e ëma e saj.

“Është e çuditshme. Edhe gjërat më të vogla që më mërzisnin tek ajo, (tani) unë i bëj. I bëj të gjitha, them të njëjtat gjëra”.

Këngëtarja tha se edhe gjestet e vogla i bën si e ëma, madje, edhe lëvizjen e gotës.

“Kurrë s’e kam vënë re këtë, derisa u bëra me fëmijë”, saktësoi Riri.

Përpos mëmësisë, ajo foli dhe për ruajtjen e privatësisë së emrit dhe portretit të bebushit dhe nënkuptoi se ajo dhe partneri nuk bëjnë ndonjë gjë të madhe për privatësinë e djalit, por kur vjen puna te paraqitjet publike, i njohin kufijtë dhe lirinë e caktuar.

Pas një pushimi të gjatë, Rihanna u rikthye me këngën “Lift Me Up” dhe po bën përgatitjet për sfilatën e radhës së markës së saj, “SAVAGE X Fenty”, si dhe për pjesëmarrjen në Super Bowl.

Artikuj të sugjeruar: