
Jennifer Lopez ka disa fjalë për Jennifer Garner, ish-gruan e Ben Affleck dhe këto fjalë janë shumë dashamirëse.
Garner dhe Affleck janë prindër të tre fëmijëve: Violet (16 vjeç), Seraphina (13 vjeç) dhe Samuel (10 vjeç) dhe sipas Lopez, Garner është një prind i mrekullueshëm.
“Ata punojnë shumë mirë së bashku” ka theksuar J.Lo, duke nënvizuar faktin që Garner është një nënë fantastike dhe se kur bëhet fjalë për fëmijët, merret vesh shumë mirë me Ben Affleck.
Ylli 53-vjeçar nuk para ka bërë komente për Jennifer Garner, edhe pse kanë një marrëdhënie të mbushur me respekt dhe konsideratë.
J.Lo, nga ana tjetër, është nëna e binjakëve Emme dhe Max (14 vjeç), së bashku me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndaj siç mund ta imagjinoni është pak e vështirë të ndërthurësh dy familjet e mëdha.
Këngëtarja dhe aktorja u ndal pikërisht te kjo pjesë dhe tha se “kjo duhet të trajtohet me kujdes”, por gjithsesi, edhe ajo dhe Ben bëjnë maksimumin që të jenë prindër të përgjegjshëm për fëmijët e tyre.
Artikuj të sugjeruar: