Ka raste kur marrëdhëniet thjesht ngecin dhe në njëfarë mënyre nuk zhvillohen, përparojnë, apo në rastin më të keq, përfundojnë.
Për ta tejkaluar këtë fazë, së pari, duhet ta identifikosh që marrëdhënia ka ngecur, ndaj ja ku i ke disa shenja që e tregojnë këtë:
Heziton të flasësh për “hapin tjetër”
Mendon se partneri/ja yt/jote thjesht nuk do ta mirëpresë këtë bisedë, apo thjesht do ta anashkalojë.
Ndihesh në ankth kur e mendon të ardhmen
Ti thjesht nuk e imagjinon të ardhmen e lidhjes, ose ndihesh krejtësisht i/e pasigurt për ecurinë e saj.
Ti zvogëlon veten për partnerin/en
Ndrydh dëshirat, nuk shpreh emocionet, ndihesh sikur ai/ajo do të gjejë dikë tjetër…Të gjitha këto tregojnë se marrëdhënia jote është në një “loop” të vazhdueshme.
Ndihesh më mirë kur je një fundjavë larg partnerit/es
Edhe nëse nuk e pranon, gjithsesi ndien njëfarë lehtësimi kur je larg tij/saj dhe kjo mund të ndodhë sepse nuk po arrini ta çoni marrëdhënien në një tjetër nivel.
Gjithsesi nuk e mendon dot veten pa personin tjetër
Me shumë mundësi e ke menduar mundësinë e ndarjes, por thjesht nuk do ta imagjinosh jetën pa të. Pra, dashuria nuk mungon, thjesht duhet të flisni për raportin tuaj.
Artikuj të sugjeruar: