
Cara Delevingne u shfaq në sfilatën e “Savage X Fenty Vol.4” dhe i surprizoi të gjithë, jo vetëm prej rikthimit të denjë, pas një shkëputje të gjatë nga sfilatat, por edhe sepse kishte eksperimentuar me vetullat e saj, duke përqafuar trendin e zbardhjes së vetullave.

Pamja e saj alla alien, makeup-i dhe modeli i flokëve e shfaqën totalisht ndryshe modelen e njohur.

Ndërkohë, vetullat e zbardhura janë trendi më i përhapur i momentit, pasi Kendall dhe Kylie Jenner, Julia Fox, modelja Amelia Hamlin dhe shumë të tjera, e kanë aprovuar.
Përpos Cara Delevigne, sfilata e “Savage X Fenti” bëri bashkë Irina Shayk, Johnny Depp, Anitta, Sharyl Lee Ralph, Claire dhe Joan Smalls, Precious Lee dhe Winston Duke.
Artikuj të sugjeruar: