Streçet në dimër (dhe jo vetëm) nuk i zëvendëson asgjë! Sado që shpesh herë përpiqemi të vishemi më chic për në zyrë apo mbrëmje, mendjen dhe zemrën e kemi aty- tek rehatia dhe komforti që mund të ta japin vetëm streçet!
Sidoqoftë jemi këtu për t'ju thënë se mund të dukeni shumë chic, elegantë dhe stil edhe me streçe. Mund t'i përshtasni sipas vendit dhe orës në mënyra të ndryshme dhe vetja do t'ju pëlqejë po njësoj.
1. Me një pulovër oversize dhe atlete
2. Një xhup i trashë me pupla është bërë për t'u kombinuar me streçe dhe aksesorë
3. Xhaketë, balerina dhe T-shirt
4. Bluzë sportive me logo dhe atlete. Cool për 3 minuta.
5. Më elegante se kaq? Xhaketë serioze, çizme dhe një rrip mesi për të theksuar më shumë siluetën tuaj
6. Një pallto/pardesy oversize për t'i dhënë hije tjetër komplet veshjes
Burimi: Who What Wear