Dolly Parton është fituesja e fundit Courage and Civility Award, një çmim i dhënë nga Jeff Bezos dhe partnerja e tij, Lauren Sanchez.
“Jeff [Bezos] dhe unë jemi krenarë të njoftojmë që kemi një fituese të çmimit – një grua që dhuron me zemër dhe udhëheq me dashuri dhe dhembshuri në çdo aspekt të punës së saj,” u shpreh Lauren për ikonën e muzikës country. “Mezi presim të shohim të gjitha të mirat që do të bëni me këtë çmim prej 100 milionë dollarësh.”
Çmimi vlerëson njerëzit që kontribuojnë në shoqëri dhe gjejnë zgjidhje për probleme të ndryshme.
Dolly Parton njihet për filantropinë e saj. Gjatë pandemisë së Covid-19, ajo dhuroi 1 milion dollarë për hulumtimin mbi vaksinat. Ajo tha në një intervistë në "The One Show" të BBC-së se ndihej "e nderuar dhe krenare".
Në vitin 1988, Parton themeloi Fondacionin Dollywood që më vonë mori emrin The Imagination Library, një program që ndihmon fëmijët anembanë botës të kenë libra. Ajo krijoi gjithashtu Bursën Dolly Parton, e cila siguron 15,000 dollarë për të rinjtë që duan të ndjekin arsimin universitar.
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka thënë se shuma e parave mund të përdoret në mënyra të ndryshme. “Ata mund t’ia dhurojnë paratë fondacionit të tyre të bamirësisë,” tha ai vitin e kaluar. “Ose t’i ndajnë paratë. Është në dorën e tyre."
View this post on Instagram