Dua Lipa duket se kishte rezervuar një suprizë për të gjithë ata që u mërzitën që nuk performoi në Tiranë për edicionin e parë të "Sunny Hill Festival". Dua do të performojë më 28 Nëntor.
Përmes një postimi në Instagram, Dua njoftoi se koncerti i fundit i turneut të saj, "Future Nostalgia", do të mbahet në Tiranë.
"Mezi po pres t'ju shoh më 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë." - thotë ajo.
View this post on Instagram