Femije

Nëse jeni në fillim të njohjes: Ca detaje që duhet t'i shmangni kur flisni me mesazhe

Shkruar nga Anabel

16 Nëntor 2022

Nëse jeni në fillim të njohjes: Ca detaje që duhet t'i

Le ta pranojmë se më shumë ka gjasa të njihemi përmes mesazheve sesa përballë, në një kafene. Prandaj, ky lloj komunikimi mund të jetë përcaktues për vazhdimësinë e njohjes, por nga ana tjetër ka diçka. Kur dikush na pëlqen s'mund të jemi 100% të lirshëm, vetvetja dhe të kthjellët sa për të thënë gjithmonë gjënë e duhur.

Gjithsesi, sa herë e gjeni veten duke folur me fiksimin e radhës kujtoni gjithë gjërat që s'duhet të bëni teksa shkëmbëni mesazhe.

1. Mos bëni gabime gramatikore

Kjo do të krijonte konfuzion tek vajza/djali që ju pëlqen. Një fjalë e gabuar të vret syrin me apo pa vetëdije, kështu që kujdes kur i lini takim: ‘SHOKOHEMI në 8’ nuk ju garanton që do të shfaqet në vendtakim.

2. Mos e teproni me Haha-të

Ose do të dukeni sikur po talleni, ose sikur jeni aq në siklet sa nuk i mbani të qeshurat.

3. Përdorni emoji, por jo vend e pavend

Për çfarë janë fjalët? Që të shprehni mënyrën sesi ndiheni, mendoni apo si ju vjen një fjalë e thënë prej asaj/atij me të cilin po komunikoni. Një smile shpreh ndjesinë e këndshme që ju përcjell ai, por asnjëherë aq sa ‘faleminderit’ apo ‘më pëlqeu kjo që më the’.

4. Kujdes me trepikshat 

Mos vendosni shumë trepikësha sepse krijoni idenë se jeni të pasigurtë, jo të bindur për atë që po thoni! Tregoni vetëbesim duke i vënë pikën gjërave. Ose pikëçuditësen!

5. Askush nuk i pëlqen romanet! 

Nëse shkruani gjatë, ai/ajo nuk do të lexojë romanin që i keni dërguar, por do të mendojë 2 gjëra: Që jeni shumë i dhënë pas asaj/atij, dhe së dyti, se nuk keni me ç’të merreni tjetër! përqëndroni idetë tuaja dhe shkruajini shkurt e qartë: Nuk jeni aq pa punë sa t’i përkushtoheni vetëm atij/asaj!

6. Mos bëni drama

Çfarë prisni që të ndodhë nëse mesazhi juaj me doza inati tingëllon më shumë si kërkesë llogarie? Do t’i krijohet përshtypja se jeni një natyrë e vështirë dhe do të ketë frikë kur t’ju shkruajë, se mos i dërgoni një nga ato përgjigjet. Përveç kësaj, do të dukeni egoist dhe pa pikë tolerance. Nëse nuk ju ka kthyer apo nuk ju ka shkruar gjatë apo ju ka vonuar përgjigjen, një arsye e ka pasur!

7. Mos tregoni pavendosmëri

 Nëse po lini një takim, tregohuni të prerë: Në 8, tek Ura e Bllokut. Nëse i bini rrotull e rrotull, do të thotë se jeni në siklet. Sepse jeni me të vërtetë në siklet.

8. Mos ktheni përgjigje tepër shpejt, apo tepër vonë

Arsyeja është e qartë: kur ktheni përgjigje brenda të qindtës së sekondit, tregoni mungesë vetëpërmbajtjeje dhe shkurt, sapo i keni treguar se nuk duroni dot pa i kthyer. Nga ana tjetër, nëse vononi më shumë se duhet, tregoni shpërfillje. Kur dikush ju pëlqen, meriton vëmendje. Por jo deri në bezdisje!

9. Mos e vini në siklet

Kur flirtoni me dikë i cili ju pëlqen me të vërtetë, nuk mund t’i shkruani menjëherë për seksin apo ta bëni të ndihet keq. Çdo gjë ka kohën e vet madje, edhe kur koha të vijë, nuk mund të shkruani çfarë t’u thotë mendja. Është gjëja më e gabuar që mund të bëni.

10. E fundit nga fillimi, mos tregoni entuziazëm pas çdo takimi!

‘Ishte një takim i mrekullueshëm! U kënaqa shumë! Faleminderit!’. Dukeni të ngjitur, gati gati të dëshpëruar. Këto lërini për më vonë. Tregohuni të sjellshëm por, ngadalë-ngadalë: fillimisht duhet të mos shfaqni bindje të plotë se e pëlqeni atë. A ka gjë që funksionon më shumë se të ‘bëni interesantin’?

Burimi: Cosmopolitan