Celebrity

Mami i Elon Musk u bën thirrje njerëzve që të mos flasin keq për të birin

Shkruar nga Anabel

16 Nëntor 2022

Mami i Elon Musk u bën thirrje njerëzve që të mos flasin keq
REUTERS/Danny Moloshok

Mesa duket, Elon Musk i ka paska thënë mamit që njerëzit po sillen keq me të në internet.

Mami i Elon, Maye Musk, u bëri thirrje njerëzve që të mos vazhdojnë më me kritikat ndaj djalit të saj “gjeni”. 

Maye, në një intervistë për dokumentarin e ri “The Elon Musk show” nga BBC, tha se djali i saj është super i përkushtuar në kauzën e shpëtimit të planetit, por sërish haset me kaq shumë sfida.

“Jam e lumtur të them që “SpaceX” dhe “Tesla” janë në duart e djalit tim brilant, djalit tim gjeni. Të gjithë e admirojmë për këtë, por nuk duam të jemi në vend të tij. Sepse për shkak të këtyre kompanive, ai merr shumë urrejtje. Mjaft u treguat të këqinj me të!”.

Gjithsesi, Elon ka pranuar se megjithë kritikave që merr, sërish ai mbetet kritiku më i madh i vetes. “Mënyra se si e torturoj veten, është tjetër nivel”, ka pohuar Elon, por gjithsesi, mami mbetet mami, ndaj sërish e mbron "gjeniun" e saj.

Artikuj të sugjeruar: