Ndryshon temë sapo filloni ta ngacmoni. Ju jeni duke i folur me nënkuptime, por ai/ajo e çon bisedën larg çdo gjëje dyshe.
Luan me duar, por e bën me këdo. Nëse e bën vetëm me ju, do të thotë se po përpiqet të vendosë kontakt fizik. Por nëse e bën me të gjithë dhe sillet si “kalama i lumtur”, do të thotë se thjesht po krijon situata të këndshme.
I kthen përgjigjet sa hap e mbyll sytë, gjithmonë. Sikur t'i interesonit në raport romantik, të paktën do të përpiqej të bënte interesantin/en. Sidoqoftë, ka edhe nga ata që thjesht s'u durohet...
Ju bën nga komplimenta që mund t'ia bënte kujtdo. Pak a shumë kështu: “Sa vajzë e mirë që je”. Në vend të kësaj, do të duhej të thoshte, për shembull: ‘Sa sy të bukur që ke!”
Vjen nga një shtet tjetër. Mund të jetë në kulturën e vendit ku jeton.
Ju i afroheni. I afroheni. I afroheni. Por nuk ka puthje! Besoj është e qartë, apo jo?
Nuk ju jep asnjë kontakt apo të dhënë se ku mund ta gjeni. Është e qartë se kur dikush të pëlqen dhe është i interesuar, e para gjë që bën është të sigurohet të gjejë mënyra që të mund të flisni edhe më tej.
Nuk bën asnjë përpjekje për të hyrë në komunikim me ty. Ndoshta po ju lë po aq vend në jetën e tij sa shokëve/shoqeve.
Burimi: Cosmopolitan