Shkencë

Pamjet spektakolare: Raketa hapësinore më e fuqishme në histori niset drejt Hënës

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2022

Pamjet spektakolare: Raketa hapësinore më e fuqishme në histori

Misioni Artemis I i NASA-s përbën një ngjarje historike sepse pas gjysmë shekulli, për herë të parë NASA ka rinisur përpjekjet për të çuar astronautët në Hënë.

Pamjet spektakolare: Raketa hapësinore më e fuqishme në histori

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, pas muajsh pritjeje, anija kozmike Orion u nis drejt Hënës. Për herë të parë që nga fundi i misionit Apollo në vitin 1972, një anije kozmike e krijuar për të transportuar njerëzit në Hënë ka kapur pamje të Tokës.

Orion është projektuar për të transportuar njerëz, por pasagjerët e tij për këtë mision provë janë disa manekinë që mbledhin të dhëna të rëndësishme për të ndihmuar astronautët në misionet e ardhshme. Ky mision i parë do të zgjasë 25 ditë.

Pamjet spektakolare: Raketa hapësinore më e fuqishme në histori
Manekini Moonikin Campos (majtas) shihet i ulur brenda kapsulës Orion.

Gjatë gjithë misionit, inxhinierët e NASA-s do të vëzhgojnë performancën e anijes. Ekipi do të vlerësojë nëse Orion performon siç synohet dhe do të jetë gati për misionin e ardhshëm me astronautë, i cili është planifikuar për në vitin 2024.

Pamjet spektakolare: Raketa hapësinore më e fuqishme në histori

Ky mision pritet t’i hapë rrugën një sërë misionesh të tjera Artemis, përmes së cilave NASa synon të krijojë një “vendqëndrim” të përhershëm në Hënë. Artemis II do të ndjekë të njëjtën rrugë si Artemis I, por do të ketë astronautë në bord. Artemis III, i planifikuar më vonë në këtë dekadë, do të zbresë në Hënë një grua dhe një person me ngjyrë, për herë të parë.