Celebrity

Reperi 25-vjeçar arrestohet për tentativë vrasjeje

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2022

Reperi 25-vjeçar arrestohet për tentativë vrasjeje
Daniel DeSlover / Sipa USA via AP file

Reperi 25-vjeçar Blueface është arrestuar nga policia e Las Vegas-it për tentativë vrasjeje, në një konflikt të ndodhur në 8 tetor të këtij viti.

Reperi, emri i së cilit është Jonathan Porter, u arrestua nga policia pasditen e së martës, pas akuzave për tentativë vrasjeje me armë.

E dashura e reperit, Chrisean Rock ishte me të në momentin e arrestimit dhe sipas zërave, në arrestim u përfshinë 8 policë.

Blueface (20 janar 1997) është reperi amerikan, i njohur për këngën e tij “Respect My Cryppin”. Ai u bë mjaft i njohur për stilin e tij unik në rrymën rap dhe më pas, u menaxhua nga labeli i famshëm Cash Money Records.

Në 2019, një remiks i këngës “Thotiana” (së bashku me Cardi B dhe YG), e ngjiti Blueface në tabelën e Billboard Hot 100, duke i siguruar vendin e 8.

Albumi i tij “Dirt Bag” ka sjellë edhe disa bashkëpunime shumë të njohura me The Game, Rich the Kid, Offset, Lil Pump dhe Mozzy.