Kendall Jenner dhe Devin Booker nuk janë më bashkë. People raporton se modelja dhe basketbollisti u ndanë pa shumë zhurmë rreth një muaj më parë.
Burime anonime pranë Jenner dhe Booker thonë se dyshja i dha fund lidhjes sepse të dy ishin shumë të zënë për t'i kushtuar kohë njëri-tjetrit. Mesa duket, Kendall dhe Devin kishin shumë punë dhe asnjë avion privat nuk do bënte ndryshim në lidhjen e tyre.
“Të dy kanë orare tepër të ngarkuara tani me karrierën e tyre dhe kanë vendosur ta bëjnë këtë të fundit prioritet. Jenner, 27 vjeçe, është e zënë me linjën e saj Tequila 818, përveç modelimit dhe daljes në "The Kardashians", ndërsa Booker është gjithashtu i zënë duke luajtur në NBA. Ata, sidoqoftë, kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin", shprehet burimi.
Lidhja e dyshes filloi në vitin 2020. Në qershor të këtij viti, Entertainment Tonight raportoi se Kendall Jenner dhe Devin Booker ishin ndarë. Por në korrik, dukej se Jenner dhe Booker ishin përsëri bashkë, që do të thotë se ose ata nuk u ndanë kurrë, ose ishin thjesht në një "pushim", ose ishin po aq të zënë me punë sa tani.
Ku i duhet, ndoshta do ketë përsëri një rikthim kur të dy palët të mos kenë kaq punë nëpër këmbë...
Burimi: Glamour