Celebrity

Disa njerëz mendojnë se Margot Robbie dhe Emma Mackey janë i njëjti person dhe, a kanë faj?!

Shkruar nga Anabel

21 Nëntor 2022

Disa njerëz mendojnë se Margot Robbie dhe Emma Mackey janë i
Photo Credits: Alamy 

Në rast se ju ka shpëtuar, ngjashmëria e Margot Robbie dhe Emma Mackey është thjesht e frikshme. Aktoret duken si binjake dhe në foto të caktuara, ngjajnë si i njëjti person.

Në disa cepa të internetit madje, qarkullon një teori konspirative që ato janë, në fakt, i njëjti person.

Disa njerëz mendojnë se Margot Robbie dhe Emma Mackey janë i
Photo Credits: Paramount

Në filmin e fundit të Robbie, "Amsterdam", ajo fillon të flasë frengjisht, gjë që vetëm sa nxiti idenë pas teorisë, duke marrë parasysh se vetë Mackey është nga Franca.

Disa njerëz mendojnë se Margot Robbie dhe Emma Mackey janë i
Photo Credits: Netflix

Dikush shkroi në Twitter:

“Refuzoj të besoj se Margot Robbie dhe Emma Mackey nuk janë i njëjti person”.

Një tjetër tha se "nuk ka parë asnjëherë Margot dhe Emma-n në të njëjtin vend".

Ndërkohë njerëzit po shpresojnë që edhe Emma të luajë me Margot në filmin "Barbie". Edhe pse nuk jemi të sigurt nëse kjo do ta rrëzonte teorinë konspirative apo thjesht do t'i shtonte benzinë zjarrit - ideja duket kaq interesante!