Marredhenie

Ç’të bësh kur personi që ke qejf, thjesht zhduket dhe nuk komunikon më me ty?

Shkruar nga Anabel

22 Nëntor 2022

Ç’të bësh kur personi që ke qejf, thjesht zhduket
SHUTTERSTOCK

“Ghosting”, zhdukje, quaje si të duash, ama biem dakord që dhemb dhe të konfuzon po njësoj.

Gjithsesi, ka disa mënyra se si ta marrësh veten, pavarësisht se mund të mos e kuptosh kurrë pse dikush thjesht zgjodhi të zhduket nga jeta jote:

Mos e merr personale

Nëse personi në fjalë zgjedh të mos të të tregojë se ç’ndodhi, nuk është faji yt. Thjesht kupto që ndodh dhe në fakt, njerëzit nuk e kanë për detyrë të të sqarojnë.

Bëj sikur nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe

E ke parasysh atë shprehjen “shtiru derisa ta arrish”? Pikërisht kjo do të jetë motoja joto. Vijo të argëtohesh, jetosh, ndjekësh pasionet e tua dhe sigurisht, të postosh si zakonisht.

MOS I SHKRUAJ!

E kuptojmë, ti do ta dish se ç’ndodhi pasi je i/e paqartë. Sinjalet ishin pozitive, takimet perfekte dhe thjesht papritur ka 4 ditë që ta ka lënë “seen”. Bëj ç’të duash, por mos i shkruaj dhe mbi të gjitha, mos prit që të të shkruajë.

Mos e mendo gjatë, njih njerëz të tjerë

Siç e thamë, thjesht ndodh dhe ti nuk e parandalon dot, ama, mund të dëgjosh “Thank you, next” dhe ta praktikosh në jetën reale. Madje, të thuash edhe “Shyqyr” që mbaroi me kaq, sepse mund të ishe përkushtuar edhe më shumë.

Artikuj të sugjeruar: