Cristiano Ronaldo është larguar nga Manchester United përmes një "marrëveshjeje reciproke" pas akuzave që bëri ndaj club-it të tij gjatë një interviste dhënë së fundmi. Ai është larguar pa një shpërblim dhe nga ana tjetër nuk ka asnjë kufizim se për kë mund të luajë më pas.
United kishte emëruar avokatë për të shqyrtuar gjithë veprimet e mundshme që mund të merreshin kundër Ronaldo-s për shkelje të kontratës, por në fund zgjodhën opsionin e largimit përmes marrëveshjes.
"Club-i e falenderon atë për kontributin e madh që ka dhënë ku në 346 dalje të tij, ka bërë 145 gola. I urojmë atij dhe gjithë familjes së tij më të mirat në të ardhmen. Tani, e gjithë skuadra e Manchester United qëndron e fokusuar tek progresi i ekipit."- thuhet në deklaratën zyrtare.
Aktualisht Ronaldo po luan për kombëtaren e Portugalisë në Katar për Kupën e Botës dhe tha se komentet e tij ndaj United pikërisht në këtë kohë nuk do të ndikojnë në përqëndrimin e shokëve të tij në ekipin portugez.
Ronaldo, gjatë një interviste të fundit me Piers Morgan, të dhënë pak para fillimit të Kupës së Botës tha se ndihej i tradhtuar nga Manchester dhe se menaxheri Erik ten Hag nuk kishte treguar respekt për të.
Ai tha gjithashtu që sjellja e përfaqësuesve të skuadrës e kishte "detyruar" të largohej pasi drejtuesve i mungonte empatia- veçanërisht kur djali i tij ndërroi jetë në prill- dhe se pronarët, familja Glazer nuk donin t'ia dinin fare për club-in. United pritet ta zëvendësojë vendin e tij në janar të 2023.
Burimi: The Guardian