Celebrity Style

Kendall doli rrugëve të qytetit vetëm me një palë geta dhe asgjë tjetër!

Shkruar nga Anabel

23 Nëntor 2022

Kendall doli rrugëve të qytetit vetëm me një palë geta

Kendall Jenner u zgjua dhe zgjodhi të dalë rrugëve të qytetit vetëm me një palë geta dhe luledielli për t'i dhënë pak ngjyrë pamjes elegante. Kështu siç e dëgjuat, Jenner u shfaq e veshur vetëm me të brendshme dhe një palë geta të zeza, të holla që vetëm asaj mund t'i rrinin siç i rrinë. 

Modelja është fotografuar rrugëve të Los Angeles-it, e veshur me një pulovër të zezë, geta, taka dhe syze të errëta. Për ta plotësuar pamjen kishte një buqetë të madhe me luledielli.

Kendall doli rrugëve të qytetit vetëm me një palë geta

Teksa shohim Kendall-in mendimi i dytë pas "wow si mund të duket kaq chic dhe sensuale" është: "Po sikur të grisen në mes të rrugës?" Hmm, ky s'është një problem që e kanë këmbët e Kendall-it dhe jo vetëm kaq, por i bën të duken kaq të menaxhueshme dhe elegante sa do të tundoheni të dilni kështu. Me mbathje dhe geta, sepse në fund të fundit kujt i duhet një fund?

Kendall doli rrugëve të qytetit vetëm me një palë geta

Burimi: Who What Wear